Man Utd po shet Pogban, ia cakton këtë çmim ‘marramendës’

12:26 | 03 Janar 2020

Shumë skuadra të mëdha evropiane janë të interesuara për ta transferuar Paul Pogban.

Manchester United janë të gatshëm të shesin atë këtë muaj, por kërkojnë hiq më pak se 150 milionë euro për shërbimet e tij.

Drejtuesit e Manchester United janë përgatitur të lejojnë largimin e francezit nga ‘Old Trafford’ këtë afat kalimtar, por me kushtin që ndonjë klub të përmbush kërkesat e tyre.

Real Madrid dhe Juventus janë të interesuar për lojtarin që Manchester Unitedin i kushtoi 105 milionë euro në vitin 2016.

Pogba ka kontratë me Manchester United edhe për 18 muaj, dhe duket se nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë.

Kjo situatë mund të bëjë që më së largu ‘Djajtë e Kuq’ në afatin kalimtar të verës të heqin dorë nga ai.

Komento: