
Manchester United është vënë pas yllit nga Bundesliga.
Jadon Sancho ka qenë objektivi kryesor i Manchester United këtë sezon, por është Borussia Dortmund që po pengon arritjen e një marrëveshje, duke kërkuar 100 milionë euro për yllin e tyre.
Shkaku i kësaj, ‘Djajtë e Kuq’ janë duke konsideruar alternativat, dhe emri i fundit në këtë listë është ai i yllit të Bayern Munich, Kingsley Coman.

Raportohet se Manchester United synon huazimin e Coman, me të drejtë blerje verën e ardhshme, përcjell lajmi.
Në anën tjetër, Coman po ashtu dëshiron transferimin në ‘Old Trafford’, për të luajtur me bashkëvendasit e tij, Paul Pogba dhe Anthony Martial.
Me transferimin e Sane te Bayern Munich, francezit pritet t’i reduktohen minutat, kështu që një ndryshim mjedisi po preferohet edhe nga ai.