Man Utd-së po i dështon transferimi i yllit të madh

10:57 | 22 Dhjetor 2019

Erling Haaland është futbollisti për të cilin po intersohen shumë skuadra të mëdha.

Transferimi i tij tek skuadra e Manchester United duket se akoma nuk është punë e kryer.

Haaland ka shkëlqyer me skuadrën e Salzburg, duke tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat evropiane.

Manchester United është skuadra favorite për nënshkrimin e tij, me lojtarin që së fundmi ka udhëtuar drejt qytetit të Mançesterit për të punuar në këtë drejtim.

Por, ‘Bleacher Report’ shkruan se Haaland është në dyshim për transferimin tek Man Utd, pasi nuk e di nëse është gati për një lëvizje kaq të madhe në karrierë, transmeton lajmi.

Haaland është vetëm 19 vjeçar dhe paraqitet me kombëtaren e Norvegjisë.

Janari pritet të jetë vendimtar për fatin e sulmuesit të ri, që ka treguar formë të jashtëzakonshme.

Komento: