Man Utd vë në shënjestër yllin e Real Madrid

13:45 | 03 Korrik 2021

Man Utd fillon kontaktet me Realin për Varanen.

Raphael Varane mund të vazhdojë karrierën në Angli.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Manchester United dhe Real Madrid kanë filluar kontaktet në mes vete për mundësinë e transferimit të Raphael Varane, megjithatë ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare të dërguar nga “The Red Devils” drejtuar “Los Blancos” për francezin.

Sipas Romanos, detajet dhe kërkesat personale nuk janë problem për Manchesterin, edhe Varane dëshiron një sfidë të re.

Marrëveshja nuk do të arrijë shpejt, por mund të përfundojë këtë afat kalimtar.

Komento: