
Manchester Umited po kërkon një përforcim nga Milani.
Dëmtimi i Marcus Rashford, ka bërë që drejtuesit e Manchester United të futen në merkato për të kërkuar një sulmues.
Sipas asaj që raporton “Daily Express”, drejtuesit e United po ndjekin me shumë kujdes situatën e Krzysztof Piatek tek skuadra e Milanit.

Polaku nuk ka shumë hapësira tek kuqezinjtë dhe anglezët po kërkojnë që të përfitojë.
Sipas medias angleze, klubi i Premierligës dëshiron që ta marrë sulmuesin në formën e huazimit deri në fund të sezonit.