Man Utd vihet pas tre futbollistëve

13:10 | 10 Korrik 2020

Solskjaer kërkon transferimin e tre futbollistëve.

Ole Gunnar Solskjaer ka njoftuar drejtuesit e Manchester United se dëshiron në skuadër një sulmues, një lojtar krahu dhe një qendërmbrojtës.

Trajneri norvegjez ka mbikëqyrur një ringjallje të shkëlqyeshme të Manchester United në vitin 2020, me ‘Djajtë Kuq’ aktualisht të pamposhtur në 16 ndeshje.

Por ambiciozi Solskjaer, nuk dëshiron të ndalet këtu.

Sipas medieve në Angli, ai ka informuar Ëoodëard për planet e tij të verës, me Jadon Sanchon që mbetet synimi kryesor i tyre, edhe pse Borussia Dortmund po kërkon 100 milionë euro për talentin e tyre.

Sa për pjesën e qendrës së mbrojtjes, Kalidou Kuulibaly mbetet në radarin e Manchester United, dhe kjo mund të jetë vera kur 29 vjeçari mund të largohet nga Napoli.

Një tjetër opsion është mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, si dhe Nathan Ake i Bournemouth.

Edhe pse pjesa sulmuese duket në një formë të jashtëzakonshme, këtyre mund t’iu shtohet edhe një emër, me Raul Jimenezin e Ëolves, që pëlqehet shumë nga Solskjaer.

Komento: