Manchester City dhe Liverpool fitojnë, vazhdojnë t’i qëndrojnë prapa Chelseat

23:14 | 01 Dhjetor 2021

Nuk gabojnë City dhe Liverpooli, vazhdojnë t’i qëndrojnë prapa Chelseat.

City dhe Liverpooli kanë rrëmbyer pikë të tjera në xhiron e 14 në Premierligë.

City ka arritur që ta und 2-1 në udhëtim Aston Villën, derisa Liverpooli e ka fituar derbin kundër Evertonit me rezultatin 4-1, raporton Gazeta Express.

Ruben Dias dhe Bernardo Silva shënuan për fitoren e ekipit të Pep Guardiolës.

Që të dy shënuan gola të bukur.

Në anën tjetër për vendasit, golin e nderit e shënoi Watkins.

Në anën tjetër, Liverpooli i ka dhënë leksione rivalit të qytetit, Evertonit, duke e mundur 4-0.

Salah shkëlqeu në këtë mbrëmje me dy gola, derisa shënuan edhe Henderson dhe Jota, derisa për vendasit shënoi Gray.

Me këto fitore, City dhe Liverpooli kanë shkuar në kuotën e 32 pikëve, respektivisht 31 – derisa Chelsea ka 33.

Komento: