Manchester City merr lajmin e mirë nga Messi

00:32 | 28 Gusht 2020

Shtohen zërat për një kalim të Messi në City.

Manchester City është në pozitën më të mirë për të nënshkruar me Lionel Messi – nëse ylli i Argjentinës largohet nga Barcelona këtë verë

Sky Sports ka mësuar me anë të burimeve të veta që si Messi e po ashtu edhe Pep Guardiola dëshirojnë të ribashkohen në Etihad – duke bërë që nënkampionët e Premier Ligës të udhëheqin në garë për nënshkrimin e argjentinasit.

Paris Saint-Germain dhe Inter Milan po ashtu janë duke përgatitur oferta për ta marrë atë por duket se lojtari preferon ribashkim me Guardiolan dhe me shokun e tij Sergio Aguero.

Nezmar, me të cilin Messi kishte një shoqëri të fortë sidomos sa ishin në Nou Camp, po ashtu ka kërkuar nga hierarkia që të nënshkruajë me 33 vjeçarin, edhe pse klubi duhet të këtë shumë kujdes nga Fer Play Financiar.

Mbetet e paqartë nëse Messi do të arrijë që të lirohet nga kontrata me Barcelonën, e cila zgjat edhe një vit, por që ai ka kërkuar që të largohet nga ajo të martën.

Ndërkohë, ekspertët e Sky Sport kanë thënë se në garë për Messi janë vetëm tri skuadra; Manchester City, Inter dhe PSG.

Sipas tyre, Manchester United dhe disa skuadra të tjera të përfolura nuk do të hynë në garë për shërbimet e argjentinasit.

Komento: