Manchester City – Messi, vjen lajmi i fundit

10:26 | 28 Gusht 2020

Futbollisti i njohur, Leo Messi është sërish në qendër të vëmendjes.

Lionel Messi mund të përfundojë në Man City dhe shpreson që kjo të ndodhë edhe ish-kapiteni.

Lionel Messi ka shokuar Barcelonën dhe gjithë botën e futbollit me kërkesën për t’u larguar nga Barcelona dhe tashmë përmenden disa emra të klubeve ku mund të përfundojë 33-vjeçari.

Manchester City i Pep Guardiolës është opsioni më real sipas mediave botërore dhe ish-kapiteni, Vincent Kompany, shpreson që kjo të ndodhë.

“Do të ishte e mrekullueshme për klubin që të ketë një lojtar si ai – ai mund ta ndihmojë ekipin të bëjë një hap para dhe të fitojë Ligën e Kampionëve”, u shpreh Kompany.

“E di se si mendon Guardiola, kështu që mund ta imagjinoj se ata dy ende kanë kontakte. Mendoj se ata ende i kanë numrat e njëri tjetrit, kështu që mund ta telefonojnë njëri tjetrin”.

“Nëse Messi ka vendosur ta lërë Barcelonën atëherë vetëm mund ta respektoj vendimin e tij. Le të jemi të qartë – si fans i City, shpresoj që Messi t’i bashkohet atyre”.

Komento: