Manchester City mposht me lehtësi Unitedin

23:03 | 07 Janar 2020

Deri Man Utd-Man City pa përfunduar me rezultat 1:3.

Në kuadër të Kupës së Ligës së Anglisë, Manchester City luajti në udhëtim tek Man United, ku edhe morën fitore me rezultatin 1:3, shkruan lajmi.

‘Citizens’ kaluan në epërsi qysh pas 17 minutave lojë, kur Bernardo Silva shënoi një nga golat më të bukur në karrierën e tij me Man City.

Epërsinë e mysafirëve e dyfishoi algjeriani Ryiad Mahrez, pas 33’ minutave lojë, duke kapur përsëri në befasi nikoqirët.

Golin e tretë dhe të nokautit, lojtarët e Pep Guardiola e shënuan me ndihmën e yllit të United, Andreas Pereira, i cili në minutën e 39’ dërgoi topin në rrjetën e vet.

Krejt çka Manchester United tregoi në këtë ndeshje ishte goli i shënuar nga Marcus Rashford, i cili erdhi 20 minuta para fundit të ndeshjes.

Man City tashmë do të pres skuadrën e United më 29 janar, për ndeshjen e dytë në kuadër të kësaj gare.

Komento: