Manchester City po e thyen rekordin e transferimeve në Premier Ligë

22:02 | 31 Korrik 2021

Harry Kane i vendosur të shkojë në Manchester City.

Ylli i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është i vendosur të bashkohet me Manchester City këtë verë, duke shpresuar që të luajë me kolegun anglez Jack Grealish, në stadiumin Etihad.

28 vjeçari ka deklaruar publikisht dëshirën e tij për të lënë Londrën veriore gjatë verës, duke thënë së dëshiron të fitojë trofe në karrierën e tij, raporton 90Min, transmeton Klankosova.tv.

Kapiteni i Anglisë me sa duket ka marrë një vendim dhe po pret një lëvizje të mundshme në Manchester City, ku ai ka një shans shumë më të mirë për të kërkuar trofe.

Kane do të detyrohet të humbasë futbollin elitar evropian përsëri këtë vit, nëse qëndron në Spurs, dhe dëshira e tij për të konkurruar në nivelin më të lartë mund ta bëjë atë të ndërrojë ekipin në javët e ardhshme.

Komento: