Manchester City vendos ta shes Sterlingun

22:46 | 18 Tetor 2021

Në momentin kur situata financiare në Barcelonë është ende mjaft problematike, gjigantët katalanas synojnë të përforcojnë vijën e tyre të sulmit ose në janar ose verën e ardhshme dhe me Raheem Sterling që qëndron si një nga objektivat e tyre prioritare, Manchester City ia ka caktuar çmimin prej 80 milionë euro anglezit.

Sterling aktualisht është në një situatë të vështirë në Manchester, pasi ka humbur vendin e tij në formacionin startues të Pep Guardiolës mes zërave për një përçarje mes dyshes.

Me fjalë të thjeshta, sidoqoftë, çdo marrëveshje do të jetë jashtëzakonisht komplekse për Barcelonën, edhe pa marrë parasysh çështjet e tyre financiare.

Blutë janë të gatshëm ta shesin Sterling nëse arrin një ofertë e mirë, transmeton Gazeta Express.

Los Cules kanë mundësi alternative, njëra është Dani Olmo i cili në fakt u zhvillua si lojtar brenda La Masia, edhe pse çmimi i tij prej 50 milionë eurosh është gjithashtu i paarritshëm për Barcelonën.

Komento: