
Është shtyrë ndeshja mes Manchester Cityt dhe Ëest Ham Unitedit.
Kushtet klimatike janë duke pamundësuar zhvillimin e disa ndeshjeve, në liga të ndryshme në Evropë.
Stuhia Ciara/Sabine ka anuluar ndeshje të shumta në Bundesliga, Eredivisie e Belgjikë, por së fundmi, ndikimi ka mbërritur edhe në Premierligë.
Ndeshja e planifikuar të luhet me fillim nga ora 17:30 mes Manchester City dhe Ëest Ham United është shtyrë.
Arsyeja pra ka të bëjë me motin e keq. Nuk dihet akoma se kur do të luhet kjo ndeshje.
Ndeshja mes Manchester City dhe Ëest Ham United është e vlefshme për xhiron e 26-të të Premierligës.
