Manchester United befasisht heq dorë nga Sancho

18:27 | 12 Shtator 2020

United po e kërkon Costan, nuk e do më Sanchon.

Jadon Sancho ka shkëlqyer në sezonin e fundit të Bundesliga-s. Sulmuesi anglez ka gjetur ekuilibrin e tij me Borussia Dortmund, duke shënuar shumë gola dhe duke dhënë shumë asiste.

Paraqitjet e tija kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të rëndësishëm të Europës dhe veçanërisht Manchester United dukej shumë afër lojtarit.

Dortmund e ka fiksuar çmimin në 120 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të bëjë ulje pavarësisht pandemisë.

Kështu, Djajtë e Kuq kanë vendsour të heqin dorë nga ylli anglez, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023 me verdhezinjtë.

Pasi nuk ka arritur të marrë Sancho-n, United ka gati alternativën. Bëhet fjalë për Douglas Costa-n. Braziliani duket se është drejt largimit nga Juventus dhe klubi anglez është gati të përfitojë.

Komento: