Manchester United edhe zyrtarisht emëron Rangnick si menaxher të ri të klubit

13:55 | 29 Nëntor 2021

Man United emëron Rangnick si menaxher të ri të klubit.

Manchester United ka zyrtarizuar emërimin e Ralf Rangnick si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Pas kësaj periudhe, Ralf dhe klubi kanë rënë dakord që ai të vazhdojë në një rol konsulent për dy vjet të tjera.

John Murtough, drejtor i futbollit të Manchester United, tha: “Ralf është një nga trajnerët dhe novatorët më të respektuar në futbollin evropian. Ai ishte kandidati ynë numër një për menaxher të përkohshëm, duke reflektuar aftësitë e paçmuara drejtuese dhe teknike që do të sjellë nga pothuajse katër dekada përvojë në menaxhim dhe stërvitje.

“Të gjithë në klub mezi presin të punojnë me të gjatë sezonit të ardhshëm, dhe më pas për dy vite të tjera në rolin e tij këshillues”.

Ralf Rangnick tha: “Jam i ngazëllyer që do t’i bashkohem Manchester United dhe jam i fokusuar për ta bërë këtë një sezon të suksesshëm për klubin.

“Skuadra është plot me talent dhe ka një ekuilibër të madh të rinisë dhe përvojës. Të gjitha përpjekjet e mia për gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë të ndihmoj këta lojtarë të përmbushin potencialin e tyre, si individualisht dhe, më e rëndësishmja, si ekip.

“Përtej kësaj, mezi pres të mbështes objektivat afatgjata të klubit në bazë të konsulencës”, është shprehur Rangnick.

Ndërkohë klubi anglez ka konfirmuar se Michael Carrick do të qëndrojë në krye të ekipit të parë derisa të finalizohet viza e punës e Ralf.

“Djajtë” kanë falenderuar Lokomotivën e Moskës për bashkëpunimin e tyre në procesin e sjelljes së Ralf në Manchester United.

Komento: