Manchester United i ofron 55 milionë euro yllin nga Serie A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Manchester United i ofron 55 milionë euro yllin nga Serie A

00:09 | 05 Gusht 2020

Manchester United i ofron 55 milionë euro për Federico Chiesan.

Manchester Unitedi ia ka bërë Fiorentinës një ofertë të lartë prej 55 milionë eurove për anësorin italian, Federico Chiesa.

Përfaqësuesi italian kërkohet nga disa klube në Serie A, përfshirë Interin dhe Juventusin.

Por, mediat italiane raportojnë se gjiganti i Premierligës e ka bërë lëvizjen e parë për të, pak pasi presidenti i Fiorentinës, Rocco Commissio, tha se është i gatshëm ta shesë 22-vjeçarin për ofertën e duhur.

Gazeta La Nazione raporton se Unitedi e ka bërë një ofertë prej 55 milionë eurove për Chiesan, i cili i shënoi 10 gola në Serie A këtë sezon.

E ardhmja e tij është larg Fiorentinës, me gjasë në ndonjë klub të madh italian apo anglez.

Komento: