Manchester United jep lajmin e madh për Pogban

18:00 | 07 Korrik 2020

Skuadra e Manchester Unitedit synon t’ia vazhdojë kontratën Pogbas.

“Djajtë e Kuq” e kanë bërë prioritet të tyre vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin francez

Manchester United nuk dëshiron të ndahet me Paul Pogban.

Kohëve të fundit po spekulohet për një largim të mundshëm të mesfushorit francez nga “Old Traffordi”.

Interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Real Madridi dhe Juventusi.

Megjithatë, portali “Manchester Evening Neës” raporton se “Djajtë e Kuq” po planifikojnë t’ia vazhdojnë kontratën yllit të tyre.

Ish-futbollisti i Juventusit po i kalon 12 muajt e fundit të kontratës me Unitedin, ndërsa atij do t’i ofrohet një kontratë e re e majme.

Tash i mbetet kampionit të botës me Francën të vendos nëse do të mbetet në klubin anglez apo t’i bashkohet Zinedine Zidanet në Madrid.

Komento: