Manchester United ka tri opsione për mesfushën

09:50 | 01 Gusht 2021

Manchester Unitedi ka tri objektiva të mëdha për mesfushën.

Shefi i transferimeve të Manchester Unitedit, Matt Judge është në bisedime për të nënshkruar me një mesfushor të ri në këtë afat kalimtar të verës.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, pasi synojnë të kthehen te trofetë.

Tani, drejtuesit e klubit dhe trajneri kanë etiketuar tre emra të njohur si përforcime në mesfushë.

Sipas mediumit ESPN, Judge ka biseduar me përfaqësuesit e Eduardo Camavinga të Rennes, Ruben Neves të Wolves dhe Saul Niguez i Atletico Madridit.

Sidoqoftë, është vënë re se treshja e mesfushorëve po konsiderohen vetëm si zëvendësues të mundshëm për Paul Pogba.

Pogba është lidhur me një largim nga Old Trafford, me Paris Saint-Germain që aktualisht duket se po kryeson garën për të siguruar nënshkrimin e tij.

Dhe ndërsa Djajtë e Kuq duan që ai të qëndrojë, ata përballen me shitjen e tij këtë verë ose humbjen e tij për asgjë një vit më vonë.

Komento: