Manchester United konfirmon largimin nga skuadra të këtij super-lojtari

23:08 | 01 Korrik 2020

Skuadra e Manchester Unitedit do të përballet me largimin e një lojtari.

Manchester United ka konfirmuar largimin e Angel Gomes si një lojtar i lirë.

Gomes 19 vjeçar, filloi stërvitjet te akademia e Manchester United në moshën 16 vjeçare, dhe kishte bërë debutimin në skuadrën e parë në sezonin 2016/2017.

I riu kishte dështuar të gjente minuta të rregullta në ‘Old Trafford’, duke bërë paraqitje të pakta, teksa nuk ka arritur të shënonte edhe një gol të vetëm.

Kontrata e tij me Manchester United ka skaduar më 30 qershor, dhe klubi tani ka zbuluar se lojtari ka vendosur të ndjekë karrierën diku tjetër.

“Manchester United mund të konfirmojë se Angel Gomes nuk ka pranuar ofertën për një kontratë të re, kështu që është larguar nga klubi”, thuhet në deklaratën e Manchester United.

Ka pasur zëra se lojtari karrierën mund ta vazhdojë te Chelseas, por diçka të tillë ka hedhur poshtë trajneri Frank Lampard.

Komento: