Manchester United me transferim ‘bombë’ nga Ajaxi

14:28 | 08 Janar 2020

Afati i transferimeve të janarit ka nisur. Tani klubet e mëdha kanë nisur përpjekjet për transferimin e lojtarëve që i duhen për pjesën tjetër të sezonit.

Kësisojë, Manchester Unitedi është i interesuar që të transferojë mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek në afatin kalimtar të janarit, raporton ESPN.

Ole Gunnar Solskjaer është optimist se një marrëveshje për holandezin mund të arrihet gjatë këtij muaji.

Van de Beek, që ka shënuar tetë gola në 26 paraqitje këtë sezon, mund të kushtojë rreth 58 milionë euro.

E për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe disa top skuadra të tjera.

Komento: