
Manchester United po e do me çdo kusht Christian Eriksenin.
Organizatori danez, Eriksen, është duke shikuar drejt të ardhmes, me synimin që të largohet nga Tottenham.
Sipas ‘Telegraph’, Man United do të kërkojë nënshkrimin e Eriksen, si transferim të lirë, gjatë verës së ardhshme, transmeton lajmi.

Danezi nuk ka synim të nënshkruajë kontratën e re me Spurs, dhe mund të largohet në janar, por United po synojnë ta bëjnë atë transferimin më të madh, në fund të sezonit.
Eriksen po kalon në formë të mirë nën urdhrat e Jose Mourinho. Ai shënoi një gol të bukur në ndeshjen që u luajt dje, kundër Norëich.
Mbetet të shihet nëse United mund ta realizojë planin për Eriksen.