Ole Gunnar Solskjaer nuk po i ecën mirë në Manchester United.
Pavarësisht rezultateve të dobëta, Manchester Unitedi nuk është duke e planifikuar të shkarkojë atë nga posti i trajnerit, raporton Sky Sports.
Trajneri norvegjez është duke kaluar në një presion të jashtëzakonshëm pas rezultateve jo të mira këtë edicion, me ekipin tij që rrezikon të mbetet edhe jashtë top katërshes.
Unitedi ka pësuar tre humbje në pesë xhirot e fundit, dhe aktualisht në vendin e pestë ka 34 pikë, gjashtë më pakë se vendi i katërt Chelsea.