Manchester United po e kompleton transferimin e super yllit

18:55 | 25 Korrik 2021

Varane shumë afër kalimit te Man Utd.

Sipas mediave franceze, Man Utd është shumë afër marrëveshjes me Real Madrid për Varanen, transmeton lajmi.net.

Gjiganti anglez prej kohësh kishte arritur marrëveshje rreth kusheve personale me mbrojtësin, por tani duket se marrëveshja është arritur edhe me klubin spanjoll.

Raportohet se tashmë dy klubet janë duke finalizuar detajet e transferimit që pritet të kushtojë rreth 45/50 milionë euro.

Francezi pritet të nënshkruajë kontratë me pagë rreth 12 milionë euro në sezon.

Thuhet se zyrtarizimi mund të ndodh gjatë javës së ardhshme.

Komento: