Manchester United po e transferon sulmuesin 70 milionësh

18:32 | 14 Maj 2020

Gjganti anglez, Manchester United është i gatshëm të bëjë sakrifica vetëm për të arritur deri tek Moussa Dembele.

Mediumi “TodoFichajes” shkruan se gjiganti britanik është i gatshëm t’i paguajë 70 milionë euro për sulmuesin e Lyonit.

23 vjeçari pritet të rikthehet në Premierligë pas katër vjetësh.

Ai ishte larguar nga Fulhami në vitin 2016 për t’iu bashkuar Celticut.

Në Skoci kishte luajtur për dy vjet para se të transferohej në Francë.

Dembele i ka realizuar 22 gola për Lyonin në sezonin 2019/2020, i cili u ndërpre për shkak të pandemisë koronavirus.

Komento: