Manchester United po e transferon yllin e Interit

10:16 | 12 Korrik 2020

Gjiganti anglez, Manchester United është futur fuqishëm në garë për transferimin e Milan Skriniar.

Djajtë e Kuq po nxitojnë të nënshkruajnë me qendërmbrojtësin sllovak, pasi gara për të është e madhe.

Manchester City, Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich janë skuadrat tjera të mëdha që kanë shprehur interesim për sllovakun.

Megjithatë e përditshmja italiane Tuttosport ka raportuar se Djajtë e Kuq tanimë kanë bërë një ofertë zyrtare.

Raportohet se United ka ofruar 64 milionë euro për transferimin e Skriniar, ofertë që po vlerësohet nga gjiganti italian Inter.

25-vjeçari është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe United dëshiron që ta ketë atë në radhët e veta si partneritet me Harry Maguire në qendër të mbrojtjes.

Reprezentuesi i Sllovakisë që tri vite është në Inter, teksa çmimi i tij vazhdimisht ka pasur rritje në tregun e transferimeve.

Skriniar këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare me Interin në të gjitha garat, teksa ka bërë edhe dy asistime.

Komento: