Manchester Unitedi kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Evropës

23:29 | 05 Gusht 2020

Unitedi eliminon LASK-un dhe kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Manchester Unitedi e ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Evropës duke eliminuar skuadrën austriake, LASK.

Djajtë e Kuq kishin fituar me rezultat 5-0 në ndeshjen e parë në Waldstadion, prandaj në sfidën në Old Trafford hynë me shumë lojtarë nga banka rezervë.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa në minutën e 55-të të parët realizuan mysafirët me anë të Philipp Wiesinger.

Dy minuta më pas, Jesse Lingard e barazoi rezultatin (57’) falë asistimit nga Juan Mata. Mesfushori spanjoll ishte asistues edhe në golin e dytë të vendasve, të cilin e realizoi Anthony Martial (88’).

Në këtë mënyrë, me rezultat të përgjithshëm prej 7-1, Unitedi është kualifikuar tutje në Ligën e Evropës.

Në çerekfinale, Manchester Unitedi do të luajë kundër FC Kobenhavn që eliminoi ekipin e Istanbul Basaksehir.

Komento: