Manchester Unitedit i dështon transferimi i yllit të madh

17:55 | 07 Janar 2020

Manchester Unitedit i dështon transferimi i shumëpritur.

Trajneri i Leicester City, Brandon Rodgers, ka shuar shpresat e Manchester United, për James Maddison.

Maddison tash e sa kohë lidhet me një kalim të mundshëm te Manchester United, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh.

Trajneri i Leicester, Rodgers, ka hedhur poshtë mundësin që asi i skuadrës së tij të largohet në merkaton e janarit.

“Nuk kemi presion dhe nevojë që të shesim. James është lojtar shumë i talentuar dhe ai do të jetë këtu, në janar dhe më gjatë” ka thënë Rodgers, transmeton lajmi.

“Ai është një lojtar për të cilin jemi të vendosur që të qëndrojë dhe të na ndihmojë në vitet e ardhshme. James dhe përfaqësuesit e tij po flasin me klubin dhe këto gjëra marrin kohë” ka shtuar trajneri.

Maddison, 23 vjeçar, ka shënuar nëntë gola në 23 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, duke fituar edhe një vend në skuadrën kombëtare të Anglisë.

Komento: