
Mario Mandzukic do të ketë rastin për të qenë protagonist në fanellën e Milanit.
Dje gjatë konferencës për shtyp, Stefano Pioli konfirmoi se Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në sfidën ndaj Lazios, por se Leao dhe Mandzukic janë të gatshëm.
Sipas “Tuttosport”, kroati pritet të startojë nga fillimi në fushë.
Kroati nuk ka pasur minutazh këtë sezon por di si të lëvizë në fazën e sulmit, dhe Milanit i duhet fuqi në ajër dhe prezencë në sulm gjë që Mandzukic mund ta sigurojë para Leaos.
Tani, sipas artikullit, të gjithë sytë do të jenë tek kroati, pasi ai do të startojë në sulm dhe pritet shumë nga ai pasi nuk ka arritur të bëjë dallimin që nga transferimi i tij në Milan.