Mandzukic nis punën si trajner në kombëtaren kroate

20:42 | 22 Nëntor 2021

Mario Mandzukic ,e nis karrierën e tij si trajner me kombëtaren kroate.

Siç njoftoi federata kroate HNS, ish-sulmuesi ndërkombëtar po shtohet në ekipin e trajnerëve Zlatko Dalic, i cili tashmë e ka trajnuar në kombëtare,përcjell ORAinfo.

“Kur fola me të, u binda për angazhimin e tij, interesimin dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar dhe mendoj se lojtarët tanë, veçanërisht ata më të rinjtë, do të përfitojnë shumë nga përvoja e tij e jashtëzakonshme”, tha Dalic.

Mandzukic është i lumtur për mundësinë që po i ofrojnë përgjegjësit.
“Faleminderit shumë trajnerit Dalic dhe presidentit Kustic për besimin – ne kemi rënë dakord për një bashkëpunim pa asnjë problem, të cilin e pres me padurim. E di se sa shumë do të thoshte kombëtarja për mua si lojtar dhe këtë pasion dhe eksperiencën time do t’ia transmetoja brezit të ri “, ka përfunduar Mandzukic./ORAinfo/

Komento: