
Përfundon manifestimi në Gazimestan, serbët shpërndahen të qetë.
Ka përfunduar manifestimi I serbëve në Gazimestan te monumenti I heronjëve raporton KosovoOnline, transmeton Gazeta Express.
Ata janë shpërndarë të qetë pas shërbimit që u krye aty nga Patriarku I Kishës Ortodokse Serbe Porfirije.
Shkon në 10 numri i viktimave në Kremenchuk, reagon Boris Johnson – Gazeta…
Gjatë qëndrimit atje serbët kanë shpalosur flamujt e Serbisë dhe kanë kënduar këngë nacionaliste.
Policia e Kosovës ka qenë prezente për të siguruar mbarëvajtjen e organizimit, teksa disa serbë I ka kthyer mbrapsht pasi me vete mbanin simbole me mesazhe nacionaliste.