Manjolla Nallbani sidon moshën duket si çikë e re

12:56 | 08 Gusht 2020

Ndonëse i ka kaluar të 50-tat, Manjola Nallbani befason me linjat trupore në paraqitjet me bi.kini.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo po tregohet mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e bukura që po i shijon.

Së fundmi, këngëtarja publikoi për fansat e saj një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqej në bi.kini të zeza, teksa me krenari tregonte fizikun e saj.

“Gusht, muaji im i preferuar”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë të kuptohet se po e shijon në maksimum stinën e verës.

Ndonëse i ka kaluar të 50-tat, Manjola po vazhdon të shkëlqejë me dukjen e saj, duke befasuar me format trupore dhe vitalitetin.

Ajo shquhet për paraqitjet elegante dhe sharmin skenik, dhe duket se e tillë ajo kujdeset që të jetë edhe në përditshmëri.

Komento: