Maqedonci: Duke investuar në ushtri po investojmë në sigurinë e qyetarëve tanë

13:31 | 13 Dhjetor 2023
maqedonci:-duke-investuar-ne-ushtri-po-investojme-ne-sigurine-e-qyetareve-tane

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është ndarë buxhet shtesë prej 40 milionë euro për FSK-në. Kështu Buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka tejkaluar nivelin prej 200 milionë euro.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se “duke investuar në ushtri po investojmë në sigurinë e qyetarëve tanë dhe në mbrojtjen e integritetit të territorit të Republikës së Kosovës”.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë u ndanë dhe 40 milionë euro shtesë për ushtrinë tonë, duke tejkaluar kështu buxhetin prej 200 milionë eurove, apo mbi 2% e BPV, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s”, shkruan ministri.

Komento: