Maqedonci pritet nga homologu i tij italian, diskutojnë për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve

18:41 | 09 Nëntor 2023
maqedonci-pritet-nga-homologu-i-tij-italian,-diskutojne-per-rendesine-e-bashkepunimit-mes-dy-shteteve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ishte në vizitë zyrtare në Itali me ftesë të homologut të tij italian, Guido Crosetto.

Ministrat, Maqedonci dhe Crosetto kanë diskutuar rreth situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes.

“Falenderova ministrin Crosetto për mbështetjen dhe kontributin që Italia ka dhënë në Kosovë përmes trupave ushtarake dhe të sigurisë si pjesë e KFOR-it dhe EULEX-it. Ndërsa theksova se synimi i Kosovës është i qarta”, ka shkruar Maqedonci.

Ai është shprehur se angazhimi ynë për t’u anëtarësuar në organizatat euro-altantike reflekton vlerat demokraktike dhe properëndimore “që përqafojmë si shtet”.

“Jemi të vendosur që përkrah aleatëve tanë strategjik, Kosova të jetë garantuese e sigurisë përveçse konsumuese e saj”, është shprehur ministri i Mbrojtjes.

Komento: