Maqedonci tregon për çfarë do t’i shërbejë Kosovës Javelini i Amerikës

22:15 | 16 Janar 2024
maqedonci-tregon-per-cfare-do-t’i-sherbeje-kosoves-javelini-i-amerikes

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka thënë se antitanket “Javelini” nuk i kanë blerë duke kalkuluar në tanket që ka Serbia, por me nevojën që ka Kosova për t’u mbrojtur.

Po ashtu, ai ka thënë se këto paisje do të shërbejnë edhe në rast se aleatët e Kosovës kanë nevojë për mbështetje në rast të ndonjë operacioni.

”Nuk kemi kalkuluar në tanket e Serbisë, kemi kalkuluar në nevojën e forcës sonë, me nevojën për mbrojtjen e territorit dhe kemi kalkuluar me nevojën që ka dalë nga planet e ndryshme që i bëjmë. Por edhe me nevojën që këto pajisje dhe sistem të armatimit mund të përdorën edhe në situatë në rast që aleatet kanë ndonjë operacion”, ka thënë ai në emisionin “Pressing” të T7.

Komento: