Marigona Gecit përmend emrat e të vrarëve në Kuvendin e Kosovës, kryesuesja i`a ndal fjalën.

12:46 | 04 Dhjetor 2020

Vajza e Gani Gecit përmend emrat e të vrarëve në Kuvendin e Kosovës, kryesuesja i`a ndal fjalën.

Në seancën e sotme ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është tensionuar situata në mes të vajzës së Gani Gecit dhe kryesueseje Arbërie Nagavci.

Kjo pasi Marigona Geci filloi të përmend emra të të vrarëve në seancë.

Me këtë rast Nagavci i`a ndali fjalën gjë që bëri që ajo t`i shkoj edhe tek vendi i saj.

Për t`i qetësuar ndërhyri shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

Komento: