Mario Mandzukic merr vendimin e papritur, rikthehet në Serie A

17:43 | 16 Korrik 2020

Lojtari i njohur, Mario Mandzukic është rikthyer në Serie A.

Me një zhvillim të shpejtë, Fiorentina po bëhet gati për transferimin falas të ish sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukic.

Mandzukic momentalisht është pa skuadër pasi u largua nga Al-Duhail e Katarit më herët gjatë këtij muaji.

Sportitalia raportoi se Fiorentina dëshiron të rikthejë kroatin ku i ka bërë gati një kontratë 2 vjeçare me një pagë vjetore prej 3 milionë eurosh.

Kontrata përfshin zgjatjen e kontratës edhe për një vit tjetër për 34 vjeçarin.

Komento: