Marrëveshja afër finalizimit, Mbappe këtë ditë pritet të zyrtarizohet të Real Madridi

13:22 | 26 Gusht 2021

Kylian Mbappe vazhdon të lidhet me një kalim në Spanjë.

Së fundmi Real Madrid dërgoi një ofertë 160 milionë euro për Mbappen në drejtim të PSG-së.

Kjo ofertë u refuzua nga gjiganti francez që po kërkon mbi 200 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet yllin e tyre.

Megjithatë sipas ‘RadioMARCA’, ekziston mundësia që francezi nesër të zyrtarizohet si futbollisti i ri i Madrilenëve.

Duket se telenovelës së 22-vjeçarit po i vjen fundi, dhe së shpejti do të mësojmë të ardhmen e tij.

Mbappe prej kohësh ka bërë të ditur dëshirën e tij që të kaloj në “Santiago Bernabeu” dhe ka refuzuar të rinovojë kontratën me ‘Parisienët’.

Komento: