Martesë e pazakontë nga çifti 100 dhe 102 vjeç

12:32 | 06 Korrik 2019

Martohet çifti 100 dhe 102 vjeç.

Çifti i ri John dhe Phyllis Cook po shijojnë jetën e tyre së bashku në Ohio. John sapo ka mbushur 100 vjeç ndërsa Phyllis do mbushë 103 vjeç më 8 gusht.

Ata u takuan ndërsa jetonin në një azil në Kingston dhe vendosën të martoheshin. Çifti shkuan në gjykatë për të marrë licensën e martesës javën e kaluar dhe më pas u martuan. Por nuk ishte një vendim i nxituar nga ana e tyre. John dhe Phyllis ishin në një lidhje prej një viti.

“Nuk ishte e planifikuar,”-tha 100-vjeçari për CNN. “Të them të vërtetën, ne u dashuruam me njëri-tjetrin. E di që ju mendoni se kjo mund të jetë paksa e largët për dikë në moshën tonë, por ne u dashuruam me njëri-tjetrin,”-tha Phyllis.

Të dy janë martuar nga dy herë në të kaluarën dhe ndihen me fat që gjetën dashurinë për herë të tretë.

Komento: