Martinez trajner i Barcelonës ? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Martinez trajner i Barcelonës ?

23:38 | 23 Shtator 2021

Roberto Martinez ,ngurron të përfshihet në një debat lidhur me interesimin e supozuar në shërbimet e tij nga Barcelona.

Trajneri aktual i Belgjikës, i cili është duke u rreshtuar si një zëvendësues i mundshëm për Ronald Koeman në Camp Nou, ka thënë për Eurosport se në këtë drejtim nuk asgjë të re, përcjell ORAinfo.

“Kur humbisni tre ndeshje thashethemet janë se ju do të humbni punën tuaj. Kur gjërat po shkojnë mirë, ju po bëni rezultate të mira, thashethemet do të jenë gjithmonë atje, por nuk është asgjë për mua të komentoj në këtë pikë”,ka përfunduar Martinez./ORAinfo/

Komento: