Masa të rrepta sigurie, ‘Dardanë’ arrijnë në Spanjë

21:57 | 29 Mars 2021

Policia po përkujdeset për sigurinë e Kombëtares së Kosovës .

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Spanjë dhe janë sistemuar në hotel.

Ekipi ka arritur rreth orës 17:30. Lojtarët janë vendosur në hotelin “Melia Lebreros”
Policia spanjolle është duke u përkujdesur për sigurinë e Kombëtares së Kosovës.

Konferenca e Kosovës do të zhvillohet nga ora 17:30, ndërsa në orën 18:00 do të jetë stërvitja e fundit para ndeshjes.

Komento: