Masakra e Saradranit, Kurti: Vetëm drejtësia i mbyllë plagët

19:03 | 08 Maj 2024
masakra-e-saradranit,-kurti:-vetem-drejtesia-i-mbylle-plaget

Është përkujtuar Masakra e Saradranit.

25 vjet më parë, në këtë fshat të Istogut nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë, u vranë 18 civilë.

Për t’i nderuar ata, sot ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kurti tha se vetëm drejtësia i mbyllë plagët.

“Lavdi të gjithë atyre të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri!”, tha Kurti.

 

Komento: