Masat e reja, sot mbahet protesta ‘gjithëpopullore’ kundër tyre

08:12 | 13 Nëntor 2020

Masat e reja antiCovid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, e të cilat në shumë komuna kufizojnë lëvizjen e lirisë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, po kundërshtohet nga bizneset por edhe qytetarët.

Për këtë qëllim “Zëri i Popullit” ka paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër COVID-19.

Protesta që është thirr përmes rrjeteve sociale pritet të mbahet sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, në ora 11:00.

E njëjta në rrjete sociale është përkrahur nga një numër i madh njerëzisht, teksa nuk dihet nëse policia e Kosovës do ta lejojë këtë tubim, pasi që me masat e parapara kundër përhapjes së pandemisë, tubimet e më shumë se pesë personave janë të ndaluara.

Komento: