Mashtrimet për Shën Valentin, nuk do ta besoni sa u kushtuan amerikanëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mashtrimet për Shën Valentin, nuk do ta besoni sa u kushtuan amerikanëve

21:18 | 14 Shkurt 2019

Mashtruesit shpesh përdorin identitete të rreme ose të vjedhura.

në kërkim të dashurisë në internet humbën 143 milionë dollarë si pasojë e mashtrimeve online në vitin 2018, sipas një raporti të Komisionit Federal të Tregtisë dhënë gazetës ”New York Times”.

Përdoruesit më të prekur janë ato të grupmoshës 40-69 vjeç, por edhe mbi 70, dhe më pak të grupmoshat e reja.

Mashtrimet, kryesisht kërkesa për para, zhvillohen në faqet e takimeve online, por edhe në mediet sociale.

Mashtruesit shpesh përdorin identitete të rreme ose të vjedhura për të tërhequr viktimat në një proces të njohur si ”catfishing” (”peshkim”) dhe i ndjekin ata për periudha të gjata, duke u përpjekur të ndërtojnë një marrëdhënie besimi.

Fenomeni është pothuajse trefishuar në vitet e fundit: vetëm në vitin 2015, në fakt, amerikanët pësuar 33 milionë dollarë humbje në të ashtuquajturat mashtrime romantike, përcjell Atsh.

Numri i përgjithshëm i faqeve mashtruese të zbuluara dhe bllokuara nga kompania ‘’Kaspery’’ në gjysmën e parë të shkurtit 2019 (ditët para 14 shkurtit) është rritur me më shumë se dy milionë në 2018 në mbi 4,3 milion këtë vit.

Sipas statistikave, vendet më të prekura ishin Brazili, Portugalia, Venezuela, Greqia dhe Spanja.

Komento: