Matoshi e quan Haradinajn “president në ardhje”, një ditë pas takimit me Thaçin e Veselin

11:47 | 23 Tetor 2020

Një ditë pas takimit me Thaçin e Veselin, Matoshi e quan Haradinajn “president në ardhje”

Zëvëndësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Halil Matoshi ka paralajmëruar ardhjen e Ramush Haradinajt president të vendit.

Me një status në Facebook, Matoshi ka publikuar një foto të Erion Veliajt dhe Ramush Haradinajt, duke e quajtur liderin e partisë së tij dhe lider të ardhshëm shtetëtor.

“Dallimi mes liderit që âsht i lindun me bâ historinë e shtetit dhe atij që thjesht qeverisë âsht gama e guximit politik baraspeshu me interesin kombëtar…

(Me Presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, 2019)” shkruan Matoshi.

Komento: