Mbahet mbledhja e Qeverisë, merren dy vendime

15:03 | 23 Prill 2024
mbahet-mbledhja-e-qeverise,-merren-dy-vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën bëhet e ditur se ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – Neni 1.

Po ashtu, ka themeluar Komisionin e Pranimit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas konkursit të shpallur me datën 14.03.2024.

Komento: