Mbahet pjesa e parë e Testit të Maturës në Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mbahet pjesa e parë e Testit të Maturës në Prishtinë

09:15 | 12 Qershor 2019

Nxënësit e rajonit të Prishtinës do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Maturës.

Në të dy pjesët, testi do të ketë 200 kërkesa, ndërsa pragu i kalueshmërisë do të jetë me 40 përqind të përgjigjeve të sakta.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi sot do të vizitojë maturantët që do të testohen në qendrën e testimit në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”.

Provimit shtetëror të maturës do t’i nënshtrohen mbi 28 mijë nxënës nga mbarë Kosova.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!