Mbajtja e dy maskave nuk është shumë e efektshme

16:42 | 05 Mars 2021

Nuk është më shumë e efektshme mbajtja e dy maskave.

Simulimet kompjuterike në Japoni treguan se mbajtja e dy maskave kishte efekt të kufizuar në bllokimin e përhapjes virale, krahasuar me një maskë më të përshtatshme.

Zbulimi bie ndesh pjesërisht me rekomandimet e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, se dy maska ishin më mirë se një për të frenuar transmetimin.

Studiuesit përdorën modelin e superkompjuterit Fugaku për të ilustruar atë që ndodh me grimcat e virusit tek personat që përdorin lloje e kombinime të ndryshme të maskave.

Përdorimi i një maske të vetme kirurgjikale është 85 për qind e efektshme në bllokimin e grimcave, kur mbahet e puthitur mirë pas hundës dhe fytyrës.

Vendosja e një maske sintetike mbi të e shtoi efektshmërinë me vetëm 4 për qind. Mbajtja e dy maskave jo prej cope nuk është e dobishme sipas studiuesve japonezë, pasi rezistenca e ajrit shkakton hapësira nëpër skaje.

Në përgjithësi, maskat profesionale N95 konsiderohet si nga më të mirat në mbrojtjen nga infeksione.

Komento: