Mban sekret identitetin e ish-bashkëshortit, e bija e Arjola Demirit publikon foton e parë me babain

20:31 | 25 Prill 2023

Duke patur një dinamikë të jashtëzakonshme, jeta private e aktores Arjola Demiri përbën mjaft interes për ndjekësit.

Arjola është treguar mjaft e hapur dhe ka ndarë me publikun të gjitha vështirësitë e saj të divorict me ish-bashkëshortin, sfidat si nënë e vetme e tre fëmijëve.

Por ajo është kujdesur të ruaj në privatësi të plotë identitetn e ish bashkëshortit.

Për këtë të fundit është kujdesur AlbEu duke bërë të ditur se partneri Arjola Demirit është i njohur për mediat dhe botën e krimit.

Ish-bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku.

Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krim.

Së fundmi, vajza e vogël e Arjola Demirit, Alesia e cila ëhtë mjaft aktive në Instagram ka publikuar për herë të parë foto me babain e saj, të 13 viteve më parë.

Ajo e shoqëron foton me një zemër duke treguar edhe njëherë se marrëdhënia me babain është mjaft e mirë.

Shiko foton:

Komento: