Mbappe me ‘kilometra’ para Ronaldos dhe Messit

00:00 | 24 Dhjetor 2019

Ndonëse në moshë shumë të re Kylian Mbappe po arrin suksese të mëdha.

Ai mund mos ta ketë fituar ende ‘Topin e Artë’, por ka shumë arsye për të besuar se talenti francez do ta rrëmbejë atë së shpejti.

Në fakt, në moshën 21-vjeçare, ai është me kilometra larg dyve; Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Mbappe, që mbushi 21 vjet më 20 dhjetor, ka pasur një karrierë ëndrrash deri më tani. Pasi shpërtheu me Monacon, ai ka bërë një hap të madh në karrierë duke kaluar te Paris Saint-Germain (PSG) ku u zhvillua edhe më shumë si lojtar, derisa kulmi ishte triumfi në Kupën e Botës me Francën.

Statistikat tregojnë se si ai në total deri më tani ka shënuar 103 gola me klube në karrierë, dhe nëse pyesni se si ishin me gola Messi dhe Ronaldo në këtë moshë, do të befasoheni.

Numrat tregojnë se Ronaldo në këtë moshë kishte shënuar vetëm 27 gola, derisa Messi vetëm 48 me Barcelonën. Në fakt, edhe Neymar Jr dhe Sergio Aguero janë para dyshes që kanë thyer shumë rekorde në këtë aspekt.

Neymar kishte 72 gola në moshën 21-vjeçare, derisa Aguero 75, por larg krahasuar me Mbappen 103, që ka dëshmuar që në këtë moshë që do të jetë ai që do të dominojë në botën e futbollit pas Messi dhe Ronaldos.

Komento: