Mbappe merr lajmin e madh

17:44 | 23 Dhjetor 2019

Kylian Mbappe shpërblehet për punën e tij.

Mbappe është vlerësuar me çmimin futbollisti më i mirë francez për vitin 2019

Kylian Mbappe po e mbyllë vitin 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pasi rrëmbeu çmime të shumta përgjatë vitit 2019 e trofe me Paris Saint Germain dhe bëri një sezon fantastik, ndër më të mirët në karrierë – tani ka marrë një tjetër vlerësim.

Ai është zgjedhur nga ‘France Football’, revista që jep dhe ‘Topin e Artë’, si futbollisti më i mirë francez për vitin që po lëmë pas, duke lënë prapa lojtarë si Antoine Griezmann, Paul Pogba etj.

Ai thotë se s’ka ndryshuar me atë që ka qenë dhe se gjithmonë tenton të japë më të mirën në fushë dhe të jetë vendimtar për PSG-në.

Mbappe premton shumë më shumë, është vetëm 21-vjeçar dhe tashmë ka shënuar mbi 120 gola në mbi 200 ndeshje në karrierë si profesionist.

Ai shihet si pasardhësi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Komento: